Rreth Marçelës

Kur nuset që dilnin nga dhoma e provës dhe kërkonin me sy aprovimin e Marçela Latit përpara atij të familjarëve, për t’u bindur nëse kishin bërë zgjedhjen e duhur, apo kur telefonatat e klienteve që kërkonin që në provën e fustanit të bardhë t’i shoqëronte ajo, u bë fare e qartë: menaxherja e sallonit Geraldina Sposa, veç ecurisë ekonomike të biznesit duhej të ishte më e dukshme për publikun. Ishin klientët ato që e kërkuan të dilte nga backstage ku kishte qëndruar komode për thuajse njëzet vjet.

Kështu lindi blogu i saj i këshillave, “Në rresht të parë”, ku Marçela Lati këshillon për zgjedhjen e fustanit por edhe të dasmës në të gjithë detajet e saj, jo vetëm klientet e “Geraldina Sposa”-s por të gjitha vajzat që e ndjekin dhe i besojnë shijes së saj. Por blogu me shkrime nuk është i vetmi kanal komunikimi, përvoja e saj në dy reality show, të lidhura drejtpërdrejt me punën që ajo bën “Lufta e nuseve” (sezoni i parë në TV Klan) dhe “Fustani i ëndrrave”, një bashkëpunim frytdhënës me Orinda Hutën në disa edicione (Vizion Plus) dhe prania në shumë panele të emisioneve televizive.

Kjo faqe është një tjetër hapësirë për të takuar Marçela Latin. Veç shkrimeve të blogut apo videove të emisioneve ku është e pranishme, në këtë faqe do të gjeni iniciativen e saj më të re.

Një koleksion këpucësh për nuse (dhe jo vetëm), nën logon ‘’Marçela Lati wedding shoes’’.Ky koleksion i mrekullueshëm përmban 18 modele ,të cilat pasi t'i keni njohur, do të bindeni që këpucët Marçela Lati, pavarësisht markimit ‘’wedding shoes’’, janë kepucë që çdo vajzë duhet ti ketë në dollapin e saj. Pas muajsh kërkime, Marçela vendosi që këtë koleksion ta prodhojë në Bolonja (Itali), në një nga fabrikat më të hershme që shërben për emra të mëdhenj të modës së lartë në sektorin e këpucëve. Idetë dhe kërkesat e Marçelës për të patur këpucët që nuseve shqiptare ju kanë munguar u realizuan me mjeshtëri falë modelistëve të kualifikuar të sektorit. Kështu lindi koleksioni i parë ‘’Marçela Lati wedding shoes’’

Njëzet vjetët e punës në drejtim të Geraldina Sposa-s, veç sallonit kanë rritur edhe vetë Marçela Latin. Tashmë ajo në këtë sallon ndërton dhe realizon ëndrrat e bardha të shumë e shumë vajzave nga Shqipëria dhe jashtë saj. Bashkë me Armand Pezën ata drejtojnë të parin sallon të veshjeve të nusërisë në Shqipëri dhe në të parin sallon që prodhon veshjet me markën e vet Geraldina Sposa. Dhe përtej veshjeve të bardha, Marçela është edhe bashkëdrejtuesja e një dyqani me veshje fëmijësh, është edhe vajza që në daljet e saj publike shquan dhe në shijen e hollë në veshje dhe kombinimet që bëhen frymëzim për shumë e shumë vajza e gra të tjera.

Ndaj në këtë faqe, në këtë hapësirë të re mediatike, gjithçka ka frymën dhe shijen e Marçela Latit, si çdo gjë që ajo prek.

×
Home Produkte Rreth Marçelës