Këtë verë nuset nuk do vendosin vello. Diçka tjetër, më chic, po i tundon…

Kur thua nuse, nuk mund ta mendosh atë pa vellon, që quhet aksesori që të bën vërtet nuse. Për dasmat me ceremoni të rëndësishme (pra, jo për martesat në bashki) nuk mund të kuptohet një nuse pa vello. Velloja është elementi final në plotësimin e figurës së një nuseje. Por ja që në koleksionet e 2018-ës u njohëm me aksesorin që ka zëvendësuar plotësisht vellon dhe po bën trend. E kam fjalën për pelerinën. Mos u trembni… nuk e kam fjalën për pelerinat e filmit Konti i Monte Kristos. Pelerinat në fustanet e nusërisë do t’ju lenë pa fjalë dhe kanë zëvendësuar plotësisht  vellon. Këto pelerina e kanë boom-in tamam këtë verë.

Sinjalin për këtë na e dhanë pasarelat  e Preview 2018 dhe në pasarelën e vitit të kaluar të Geraldina Sposa-s ne e prekëm pakëz këtë tendencë, duke ekspozuar disa modele me pelerinë në këtë fashion show.


Gabimi që nuk duhet të bëni kurrë është që të zgjidhni të keni vellon dhe pelerinën njëkohësisht. Pelerina ka 100% funksionin e një velloje. Madhështia dhe elegancea rrinë më së miri së bashku në kombinimet fustan pelerinë. Një të parat që e bëri këtë zgjedhje këtu në Shqipëri ishte Orida Huta, verën e kaluar, e cila e kuptoi në ajër që trendi i fundit në fustanet e nusërisë ishte tamam ky: një nuse pa vello por me pelerinë.