Kur martohet mami dhe babi

Do ta shijonit njėsoj apo do ta quanit etapė tė djegur? Do tė kishit merakun se duke e shtyrė pėr mė pas, me ardhjen e bebit, prioritetet ndryshojnė dhe dasma do tė mbetej njė ėndėrr e parealizuar?

Cilat janė arsyet pėrse njė ēift vendos ta bėjė dasmėn pas ardhjes sė bebit?

 Si do tė ishte dasma juaj nėse do tė vendosnit ta bėnit pas mbėrritjes sė bebit?!

Unė, nė kaq vite nė punėn time, kam parė dhe dėgjuar nga tė gjitha, qė nga bestytnitė e deri tek zgjedhjet pėr snobizėm. Por duke bėrė njė analizė bazuar nė raste konkrete, mund t’ju them me bindje se trendi i ri ėshtė tamam ky: njė dasmė pas ardhjes sė bebit, mė saktė nė ditėlindjen e parė tė tij, po qė po i mund dasmat gjatė pritjes sė ėmbėl. Ky trend ka bėrė qė sezoni i dasmave pėr shkak tė shtatėzanive tė zėvėndėsohet nga dasmė- ditėlindjet, dy nė njė.


Kjo zgjedhje ka “pro”-tė dhe “kundėr”-at, por pėr sa kohė ky trend ėshtė nė rritje, vendosa qė sot t’ju pėrmend vetėm arsyet se pse ēiftet vendosin tė jetė kėshtu.

Dasmat nė Shqipėri tashmė ngjasojnė me skenat e filmave hollivudiane. Po tė kemi parasysh qė ne si mentalitet shpenzojmė dhe atė qė nuk e kemi pėr t’u dukur bukur, kėto lloj organizimesh kėrkojnė shpenzime jo vetėm nė para, por dhe nė kohė. Koha e pamjaaftueshme pėr tė organizuar gjithēka nė perfeksion ėshtė njė nga arsyet qė disa ēifte zgjedhin qė dasmėn ta bėjnė mė pas.


Fustani i nuses dhe linjat e saj pa kompromise janė njė tjetėr faktor se pse ēiftet, ose mė saktė nusja, zgjedh qė dasma tė ndodhė mė pas. Ajo do ta shijojė maksimalisht dasmėn e saj, pa menduar pėr lodhjen apo jorehatinė qė sjell njė shtatzėni, e mbi tė gjitha linjat, ajo ka ėndėrruar atė fustanin pėrrallor qė i evidenton atė belin e hollė dhe mbi kėtė s’ka kompromis.

Dy gėzime nė njė ditė ėshtė njė tjetėr argument bindės. E ku ka mė bukur se tė martohesh nė ditėlindjen e parė tė frytit tė dashurisė tėnde? Pastaj, kur kjo gjė e bukur rastis tė jetė dhe e leverdisshme, akoma dhe mė mirė. Njė festė, njė banket, njė fustan, njė shpenzim pėr dy gėzime.

Shpesh ato qė e ndikojnė mė shumė vendimin janė kushtet ekonomike. Shtėpi e re, fėmija nė ardhje, kėto janė ndryshime shumė tė rėndėsishme nė jetė dhe qė ndikojnė nė gjendjen ekonomike tė njė familjeje tė re.


Shumė tė rinj e mbajnė dasmėn si njė ėndėrr nė sirtar dhe sapo shohin njė stabilizim tė gjendjes sė tyre ekonomike bėjnė realitet kėtė ėndėrr, duke bėrė dėshmitarė dhe fėmijėt e tyre. Kėto janė rastet klasike kur fėmijėt janė mė shumė se njė dhe festa bėhet mė e spostuar nė kohė, pėr tė mos e lėnė martesėn nė atė kujtimin e zbehtė tė zyrės sė zymtė tė gjendjes civile, ku jo rrallė dėshmitarėt kanė qenė tė rastėsishėm, tė marrė nga korridoret e zyrave rrotull.