Rreth Marçelës

Kur nuset që dilnin nga dhoma e provës dhe kërkonin me sy aprovimin e Marçela Latit përpara atij të familjarëve, për t’u bindur nëse kishin bërë zgjedhjen e duhur, apo kur telefonatat e klienteve që kërkonin që në provën e fustanit të bardhë t’i shoqëronte ajo, u bë fare e qartë: menaxherja e sallonit Geraldina Sposa, veç ecurisë ekonomike të biznesit duhej të ishte më e dukshme për publikun. Ishin klientët ato që e kërkuan të dilte nga backstage ku kishte qëndruar komode për thuajse njëzetë vjet.

Kështu lindi blogu i saj i këshillave, “Në rresht të parë”, ku Marçela Lati këshillon për zgjedhjen e fustanit por dhe të dasmës në të gjithë detajet e saj jo vetëm klientet e “Geraldina Sposa”-s por të gjitha vajzat që e ndjekin dhe I besojnë shijes së saj. Por blogu me shkrime nuk është i vetmi kanal komunikimi, përvoja e saj në dy reality show, të lidhura drejtëpërdrejt me punën që ajo bën “Lufta e nuseve” (sezoni i parë në TV Klan) dhe “Fustani i ëndrrave”, një bashkëpunim frytdhënës me Orinda Hutën në disa edicione (Vizion Plus) dhe prania në shumë panele të emisioneve televizive.

Kjo faqe është një tjetër hapësirë për të takuar Marcela Latin. Veç shkrimeve të blogut apo videove te emisioneve ku është e pranishme në këtë faqe do të gjeni iniciativen e saj me te re.

Nje koleksion kepucesh per nuse(dhe jo vetem) nen logon ‘’Marcela Lati wedding shoes’’.Ky koleksion I mrekullueshem permban 11 modele ,te cilat pasi ti keni njohur do te bindeni qe kepucet Marcela Lati, pavaresisht markimit ‘’wedding shoes’’ jane kepuce qe cdo vajze duhet ti kete ne dollapin e saj.Pas muajsh kerkime Marcela vendosi qe kete koleksion ta prodhoje ne Bolonja(Itali) ne nje nga fabrikat me te hershme qe sherben per emra te medhenj te modes se larte ne sektorin e kepuceve .Idete dhe kerkesat e Marceles per te patur kepucet qe nuseve shqiptare ju kane munguar u realizuan me mjeshteri fale modelistesh te kualifikuar te sektorit.Keshtu lindi koleksioni I pare ‘’Marcela Lati wedding shoes’’

Njëzetë vjetët e punës në drejtim të Geraldina Sposa-s, veç sallonit kanë rritur edhe vetë Marçela Latin. Tashmë ajo në këtë sallon ndërton dhe realizon ëndrrat e bardha të shumë e shumë vajzave nga Shqipëria dhe jashtë saj. Bashkë me Armand Pezën ata drejtojnë të parin sallon të veshjeve të nusërisë në Shqipëri dhe në të parin sallon që prodhon veshjet me markën e vet Geraldina Sposa. Dhe përtej veshjeve të bardha, Marçela është edhe bashkëdrejtuesja e një dyqani me veshje fëmijësh, është edhe vajza që në daljet e saj publike shquan dhe në shijen e hollë në veshje dhe kombinimet, që bëhen frymëzim për shumë e shumë vajza e gra të tjera.

Ndaj në këtë faqe, në këtë hapësirë te re mediatike, gjithçka ka frymën dhe shijen e Marcela Latit, si çdo gjë që ajo prek.

×
Home Produkte Rreth Marçelës