Nuset e arta të vjeshtës? 8 arsye pse janë me fat

Siç tashmë dihet, sezoni i plotë i dasmave fillon në fund pranvere deri në fillim vjeshte. Ky është ai sezoni kur ne të sektorit, siç them unë shpesh, karikohemi me bateri. Por është dhe një sezon tjetër më pak intensiv, ai i vjeshtës së vonë dhe dimrit, që ka dhe ai favoret e veta, por për këtë sezon nuk flitet shumë. Çdo vit e më tepër po njoh çifte që preferojnë këtë periudhë për të bërë dasmën e tyre. Nisur nga kjo, vendosa t’ju sjell në vëmendje disa avantazhe (që mbase nuk i keni vënë re) që mund të kesh duke u martuar në këto muaj të vitit.