Po pret ftesën nga “Geraldina”? E pra, (nuk) do ta kesh!

Sflata e Geraldinës tashmë prej 2004-ës është një nga eventet më të rëndësishme të modës në Tiranë.

Sa herë që kliente apo njerëz që njoh me komplimentojnë në lidhje me shkëlqimin e kësaj sfilate, ndjej një lloj krenarie që nuk e përshkruaj dot. Nga të paktat raste kur mund ta quaj veten mburravece :). Kjo sfilatë mezi pritet dhe çdo fund maji vajzat dhe gratë e Tiranës nxitojnë të mbyllin oraret në sallonet e bukurisë, fillojnë të preokupohen se cfarë çdo të veshin dhe pasi i kanë mbyllur këto, bëjnë pyetjen që në fakt tingëllon gati gati si përgjigje: ‘’Unë do ta kem ftesën dhe këtë vit?!’’


Nisur nga interesimi i lartë për pjesëmarrjen në këtë sfilatë të mirëkuruar, vit pas viti dolëm nga sallat e mbyllura, për ta bërë eventin më të pritur në Tiranë në ambient të hapur, që të mos ishim shumë të limituar në numrin e të ftuarve, i cili vitin që lamë pas arriti plot 1180. Dhe besomëni, sërish kishte qejfmbetje. Takoja njerëz që më thoshin: “Nuk u gjend një ftesë për mua?!’’.

Dhe këtë fillim maji, siç pritej, filloi interesimi. Çdo njeri që takoj ka të njëjtën pyetje për të bërë. Tashmë ka filluar të bjerë pa fund edhe telefoni i sallonit me pyetjen fikse:‘’Kur do ta bëni sfilatën këtë vit’’?