Për nuset si Vilma, që u bë nuse veç për ata që donte

Jo rrallë dëgjoj vajza që thonë “nuk kemi nge për dasëm” dhe këtu nuk nënkuptojnë vetëm shpenzimet për të bërë dasmë. Për disa çifte dasmat me darka të shtruara me nga 200 të ftuar nuk hyjnë fare në planet e tyre. Për një vajzë, meraku më i madh qëndron tek fustani dhe shoqërimi nga babai drejt altarit, sigurisht pa lënë mënjanë rëndësinë që mbart në vetvete momenti i firmosjes së aktit të martesës, firmë që shpesh ndodhte në zyra të zymta të gjendjes civile.

Por e dini që sot kjo mund të ndryshohet dhe të kemi momentet më emocionuese të një dasme në një pasdite të vetme?

Kur Vilma erdhi të na takonte, kishte vetëm një kërkesë: të gjenim një mënyrë për t’i dhënë glamurin që i takonte ditës së saj të martesës, të cilën përveçse e donte intime, duhet të ishte pa ekzagjerime në kosto. Ajo e adhuronte fustanin e nusërisë dhe nuk donte të hiqte dorë prej tij dhe zytarizimit të lidhjes së saj disavjeçare përveç firmës, duhej t’i shtohej padiskutim dhe fustani.

Në modelin që do të zgjidhte e gjetëm fjalën shpejt. Dëshirën që kishte pasur dikur për volum e kishim plotësuar tek një nga sfilatat e Geraldinës, ku Vilma sfiloi dhe, sipas saj, i kreu provat gjenerale të nusërimit.